• Shqip
  • Македонски
  • English

Historiku

BENTON-NI është kompani prodhuese e produkteve ushqimore dhe higjienike. Ne u bëmë lider të tregut në Maqedoni për kualitetin e produkteve tona. Kompania u themelua në vitin 1997 në Kumanovë,si kompani prodhuese. Themelues i kompanise është Nazmi Ejupi kimist i diplomuar, dhe ai gjithmonë dëshironte të prodhonte dicka për nevojat e konsumatorëve.Pas shumë sfidave ai realizoi qëllimet e tij me sukses duke filluar prodhimin në industrinë ushqimore si uthullën e bardhë.
Produktet e para në ketë industri ishin prodhimet e uthullës,e sidomos uthulla e bardhë ushqimore,uthulla e kuqe (venës) dhe uthulla e mollës, si dhe maja (esencë) e uthullës për konzervimin e produkteve ushqimore.

Pas një viti filluam të zgjerojmë veprimtarinë në industrin kimike, duke filluar me prodhimin e antifrizit, ujin e xhamave për vetura si dhe paketimin e ujit të destiluar. Në vitin tjeter vazhdoi zgjerimi i produkteve si acidi klorhidrik për amvisëri, zbardhues (varekina). Në vitin 2006 me zgjerimin e hapësirave për prodhim filluan të shtohen edhe shumë produkte të tjera në industrine e detergjeteve,duke filluar nga detergjentet e lëngëta për larjen e enëve me aromë limoni si dhe mollë, sapun i lëngët për larjen e duarve, ujë xhamave për amvisëri, dhe çdo vit duke shtuar produkte të reja.

Pasi analizojmë tregun ne arrijmë të prodhojmë produkte të reja që gjithmonë u nevoiten konsumatorëve, duke ofruar produkte me kualitet të lartë. Kompanija jonë bën eksportin e produkteve në Kosovë, Mal të Zi, Shqipëri, si distributor gjeneral i produkteve tona është kompania Dauti Komerc. Në Maqedoni distributor i produkteve tona është Dauti Komerc, si dhe partnerë tjerë poashtu që janë faktorë kryesorë që ne të jemi të suksesshëm, për këtë është e rëndësishme produktet të dorëzohen në kohën e duhur, në vendin e duhur dhe me çmim të volitshëm.
Ne jemi duke u përqëndruar në kreativitet dhe inovacion në mënyrë që te prodhojmë produkte të reja dhe për të ndryshuar diçka në produktet aktuale.






Produkti i fundit